Dështon në fushë, Balotelli shkatërron aparatin e reporterit (FOTO)

Sharing is caring!


Sulmuesi italian i skuadrës së Brescias, Mario Balotelli, akuzohet nga fotoreporteri ANSA’s së i ka thyer aparatin fotografik.

Mario Balotelli luajti titullar në sfidën e mbrëmjes së djeshme mes Genoas dhe Brescias, por nuk arriti të lërë gjurmë deri në momentin që u zëvendësua, megjithatë ia doli të ishte sërish protagonist jashtë fushës së lojës.

Kjo pasi fotografi i ANSA’s, Massimo Lovati e akuzoi sulmuesin italian se i dëmtoi aparatin fotografik dhe mbajtësen e tij, në momentin që u zëvendësua, pasi ia gjuajti me shqelm si të ishte një top futbolli.

“Kur u zëvendësua, rastisi që të dilte nga fusha shumë pranë vendit ku isha vendosur unë me aparatin tim model Cannon. Kalo pranë dhe e gjuajti aparatin si të ishte një top futbolli, duke dëmtuar atë, pajisjen mbajtëse dhe lentet. Fola me përgjegjësin e skuadrës së Brescias dhe të hënën do të bëj vlerësimet e dëmit, por më vjen keq që ai sillet në këtë mënyrë”, tha Lovati pas ndeshjes.

Sharing is caring!

Loading...
shares