Dështon transferimi i Ramsdale në Arsenal

Klubi londinez Arsenal është duke menduar transferimin e një portieri të dytë, si rezervist për gjermanin Bernd Leno, pas përfundimit të huazimit të Matt Ryan i cili është transferuar tek Sociedad.
Raportet të mërkurën sugjeruan se ‘Topçinjtë’ ishin afër përfundimit të një marrëveshje për reprezentuesin anglez, Aaron Raamsdale, të cilët do të paguanin një shifër prej 24 milionë funtesh, me disa bonuse shtesë që potencialisht do të afrohej në një shifër rreth 30 milionë funte.
Sidoqoftë, marrëveshja e Arsenalit për të nënshkruar me portierin e Sheffield United, Aaron Ramsdale është në prag të kolapsit pasi të dy klubet nuk mund të bien dakord për shumën e transferimit, ka raportuar ‘TheAthletic’.
Pas bisedimeve të vazhdueshme midis palëve, mbetet ende një shumë e konsiderueshme mes asaj sa kërkon ekipi i Sheffiled dhe asaj sa po ofron ekipi londinez.
Duket se Arsenal tani do të shqyrtoj objektiva të tjerë për portën e londinezëve.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey