Dështon transferimi i yllit të Milanit në Turqi

Sharing is caring!

Juventus vjen me transferim të “çmendur” nga Napoli

Ricardo Rodriguez, ishte në rrugë për tu larguar nga AC Milan dhe në dy javët e kaluara, dukej se lëvizja e tij nga Rossoneri në Fenerbahce, ishte në prag të përfundimit, por tani, siç raportohet nga Corriere dello Sport ekziston një ngërç shqetësues në këtë front.

Arsyeja e këtij ngërçi është bllokada e transferimit e imponuar nga federata turke me urdhër të UEFA për shkak të problemeve të Fair Play Financiar, përcjell ORAinfo.

Juventus vjen me transferim të “çmendur” nga Napoli

Zhvillimet priten në pak orë por ka vetëm rreth një javë deri në fund të tregut dhe Milani do të dëshirojë të përfundojë shitjen së shpejti për të sjellë një zëvendësues më pas.

Në rast se transferimi në Turqi nuk materializohet, PSV mund të kthehet përsëri në mbrojtësin zviceran dhe të plotësojë kërkesat e Milanit: të paktën 5 milion euro. Por kuqezinjtë do të duhet të nguten, në mënyrë që të mos rrezikojnë që Rodriguez të qëndrojë në San Siro./ORAinfo/

Sharing is caring!

Loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey