Dështon zgjedhja e gjyqtarit të Kushtetueses, dy kandidatët nuk sigurojnë votat e mjaftueshme në Kuvend

Asnjëri nga kandidatët për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për të marrë këtë pozitë.

Në raundin e tretë të votimit, 49 deputetë kanë votuar për Vigan Qorrollin ndërsa 38 për kundërkandidatin e tij Haxhi Xhemajlin.

Nga tre kandidatë sa ishin, Vigan Qorrolli mori 50 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në raundin e parë të votimit për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese. Dy kundërkandidatët e tij, Hilmi Jashari dhe Haxhi Xhemajli morën nga 18 vota.

Në raundin e dytë të votimit, Haxhi Xhemajli mori 44 ndërsa Hilmi Jashari 29 vota.

Kujtojmë se Visar Morina, që qe njëri nga 11 kandidatët që kishte aplikuar për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, është tërhequr në fund nga procesi, ndonëse kishte marrë vlerësimin si një nga 4 më të mirët.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey