Detaje/ E plagosën në derë të shtëpisë dhe i rrëmbyen të vëllanë. Si ndodhi atentati ndaj dy vëllezërve në Tepelenë

Sharing is caring!


Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin e ndodhur ndaj dy vëllezërve në Tepelenë, ku njëri prej tyre mbeti i vdekur.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se atentatorët fillimisht kanë qëlluar me armë zjarri Artan Breshën pranë banesës së tij, ndërsa të vëllanë Arturon e kanë rrëmbyer dhe e kanë marrë me vete.

Pak minura pas ngjarjes Arturi është gjetur i pajetë pranë vendit ku punonte si roje, në By Passin e Tepelenës. Nuk dihet ende nëse viktimën e kanë vrarë rrugës dhe më pas e kanë hedhur aty të pajetë, apo e kanë nxjerrë nga makina dhe më pas e kanë vrarë.

Fatmirësisht Artani ka mbijetuar dhe është dërguar për në spitalin “Omer Nishani”, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, pavarësisht se mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe ka tronditur të gjithë qytetin e Tepelenës. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së ndodhur apo detaje në lidhje me atentatorët. Ndërkaq mësohet se viktima punonte si roje në një kompani inertesh.

Sharing is caring!

Loading...
shares