Detaje nga përleshja në Istog ku u përdorën mjete të forta – Njëri nga të dyshuarit tentoi që tjetrin ta godas edhe me veturë

Një përleshje fizike u raportua të ketë ndodhur dje në Istog. Në rast ishin të përfshira dy persona, të cilët u rrahën mes vete dhe të njëjtit përdoren edhe mjete të forta. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Istog, më datën 11.11.2025, rreth orës 16:00, është informuar për njё rrahje e cila

Nëntor 12, 2025 - 10:00
 0
Detaje nga përleshja në Istog ku u përdorën mjete të forta – Njëri nga të dyshuarit tentoi që tjetrin ta godas edhe me veturë
Detaje nga përleshja në Istog ku u përdorën mjete të forta – Njëri nga të dyshuarit tentoi që tjetrin ta godas edhe me veturë

Detaje nga përleshja në Istog ku u përdorën mjete të forta – Njëri nga të dyshuarit tentoi që tjetrin ta godas edhe me veturë

Një përleshje fizike u raportua të ketë ndodhur dje në Istog.

Në rast ishin të përfshira dy persona, të cilët u rrahën mes vete dhe të njëjtit përdoren edhe mjete të forta.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Istog, më datën 11.11.2025, rreth orës 16:00, është informuar për njё rrahje e cila ka ndodhur nё rrugёt ‘Mullinjёt e Istogut’ dhe ‘Fadil Ferati’ nё Istog.Njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se fillimisht dy persona janё duke u rrahur nё mes veti dhe tё njëjtit kanë përdorur edhe mjete te ftohta”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u tha se si pasojё e kёtij rasti, njёri nga tё dyshuarit ka tentuar ta godas tё dyshuarin tjetёr me me veturё, me ç’rast ka dëmtuar tri vetura tё cilat ishin tё parkuara dhe xhamat e njё lokali. Deri sa njёri nga tё dyshuarit ёshtё sulmuar me mjet të fortë dhe gjatё sulmit ёshtё lënduar.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta, ёshtё arrestuar njёri nga tё dyshuarit dhe tё njëjtit i ёshtё ofruar ndihmë mjekёsore pasi qё ishte i lënduar, ndёrsa i dyshuari tjetёr i njohur pёr Policinё gjendet nё arrati”.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje për 48 orё.