Detaje për zjarrin në Zonën Industriale, nëntë depo u përfshinë nga flakët, dy persona pësuan djegie

Pasditen e sotme nëntë depo janë përfshirë nga zjarri që shpërtheu sot në tregun me shumicë në Zonën Industriale të Prishtinës.

Latif Zeka, nga Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës, thotë për RTV Dukagjinin se ndërhyrja e tyre ka qenë shumë e shpejtë, duke evituar përshkallëzimin e mëtejmë të situatës.

Zjarri tashmë është lokalizuar, por qytetarët tregojnë se ai është shpërndarë me shpejtësi të madhe, duke kapluar depot njërën pas tjetrës, përcjell Telegrafi.

Dyshohet se shkaktar i zjarrit kanë qenë energjia elektrike.

Nga ky zjarr dy persona kanë pësuar djegie të shkallës së parë.

Të njëjtit janë trajtuar nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey