Detajet e marrëveshjes Liverpul- Bayern për Mane

Bayern Munchen thuhet se ka arritur marrëveshje me Liverpulin për tranferimin e sukmuesit senegalez, Sadi Mane.

Marrëveshja u arrit për shifrën 35 milionë euro (27.5 milionë euro + 7.5 milionë euro bonuse).

Thuhet se Mane do të nënshkruaj kontratë tre vjeçare me skuadrën e Bayernit.

Liverpuli ditët e fundit kanë refuzuar dy oferta nga Bayern për Manen, fillimisht e kishin refuzuar ofertën e tyre me 25 milionë funte dhe më pas edhe atë prej 30 milionë funte.

Por sipas Sky Germany , kalimi i Mane në Mynih tani është një ‘marrëveshje e përfunduar’ pasi Liverpool pranoi një ofertë të përmirësuar nga kampionët e Bundesligës, transmeton Indeksonline.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey