Detajet/ Vrasja e Kastriot Reçit, autori i maskuar si femër. U qëllua nga shtëpia e shokut…

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e djeshme e biznesmenit Kastriot Reçi në qendër të Rrëshenit. Sipas news24 autori që ka qëlluar me snajper në drejtim të 47-vjeçarit, ishte maskuar me paruke femre, për ta pasur më të lehtë që të humbiste gjurmët.

Reçi u vra sapo doli nga makina, teksa po hynte në lokalin e tij, ndërsa ishte i shoqëruar nga vëllai. Nga pamjet filmike u pa se autori ka ecur në mënyre që fytyra nuk i dallohet.

Nderkohe, banesa nga ku u qëllua biznesmeni ishte e shokut të Armando Gjinit, nje prej personave te vrare gjate kalvarit te hakmarrjeve mes dy fiseve.

Gjatë kohës që ky i fundit u vra, në gusht te 2019-en, Gjinit iu gjetën biseda me pronarin e banesës që u përdor nga ekzekutori dje. Në foto mund të shihni edhe banesën nga ku u qëllua me snajper biznesmeni.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey