Deti është luks, nuk është për secilin!

shkruan Luljeta Aliu

Pse more po ankoheni që çmimet në bregdet të larta? Ku keni dëgju ju që secili duhet të ketë mundësitë të shkojë në deti? A mos pritet që shteti duhet edhe me jau siguru kushtet me shku në deti?

Në secilin vend të botës, edhe nga ata më të zhvilluarit të qoftë, të shkosh në bregdet në pushim konsiderohet luks. Edhe më herët, kur isha fëmijë e mbaj mend se në deti kanë shku vetëm një numër i caktuar i familjeve. Të shkosh në deti duhet t’i kesh kushtet të përballosh kostot e çmimeve bregdetare!

Si keni menduar ju? Të jesh në deti dhe të paguash kafen si në Prishtinë e në Gjilan? Jo more zemrat e mia, jo! Shtrijini këmbët sa jau zë jorgani.

Ani kur po ma shajnë bregdetin shqiptar! A jeni more në veti? Po a e dini që vështirë është të gjindet ndonjë bregdet më i bukur se bregdeti shqiptar, sidomos pjesa e jugut të Shqipërisë? Hiç bre, me asnjë tjetër nuk e kam ndërru prej herës së parë që kam qenë në Dhërmi, prej 2001. Ka vende që qëllimisht nuk i vizitoj sepse i bojktoj, si psh Turkia dhe Greqia, por këtë për qëllime politike. Ndërsa në vendet tjera kam patur mundësi të shkoj pa asnjë pikë problemi. Por e kam zgjedhë gjithmonë Shqipërinë sepse e ka bregdetin fantastik, dhe sepse është vendi ynë edhe ai, paçka që ndonjëherë kemi politikanë andej e këndej që e dëmtojnë shqiptarinë, ne shqiptarët mes vete kemi dashuri dhe e dijmë shumë mirë se kur të jetë njëri prej nesh mirë, forcohet edhe tjetri.

Njerëz budallenj ka andej e këtej, nga ata të Shqipërisë që i përbuzin kosovarët, e nga këta të Kosovës që i përbuzin ata të Shqipërisë. Por këta janë budallenj, që nuk e dinë se kur e përbuzin njëri-tjetrin po e dëmtojnë veten. është e njejta sikur kur dikush e shanë vëllaun apo motrën e vet para të tjerëve, pra që e tregon se as ai nuk mund të jetë më i mirë.

Kur nuk ke kushte për me pagu luks, rri trus në shpi! Janë tranu njerëzit për besë. Knej nuk ka pare në restoran me hangër në Prishtinë, knej lypë me shku në deti se duhet me postu foto e me kallxu që i ka punët mirë e ishalla e sheh kojshia e plasë që po knaqet (se e kemi deformim shpirtëror prej budallakisë që inatin e kemi motor të jetës). E kur duhet me pagu, ankohet se shtrejtë. Trusni te shpija e hani pite! Nuk janë krejt për pesh e karkaleca! Tybe as me i hangër nuk dini, qy!

As unë nuk po shkoj në deti sivjet, edhe nami nuk po bohet! Foton e postova veç sa për me ju tregu se në këso vende nuk hahet bukë me domate e pashtetë!

*postim i huazuar nga profili në facebook

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey