Detyrim ligjor për pajisje dimërore fillon këto ditë
Nga data 15 nëntor 2025, të gjithë drejtuesit e automjeteve do të jenë të detyrueshëm të kenë pajisjet dimërore sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.Mosrespektimi i këtij rregulli nuk The post Detyrim ligjor për pajisje dimërore fillon këto ditë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nga data 15 nëntor 2025, të gjithë drejtuesit e automjeteve do të jenë të detyrueshëm të kenë pajisjet dimërore sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.
Mosrespektimi i këtij rregulli nuk është pa pasoja – nëse kapeni pa pajisjet e nevojshme, gjobiteni me 45 euro (në kundërvlerë denarë).
Sipas Rregullores për pajisjet dimërore të detyrueshme, automjetet me peshë maksimale deri në 3.500 kg duhet të jenë të pajisura me:
Goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të shiritit të gomës prej 4 mm,
ose, nëse përdorni goma verore me të njëjtën thellësi minimale, duhet të mbani me vete zinxhirë dëbore që i përshtaten rrotave lëvizëse.
Pra, nëse s’e keni bërë ende, është koha të kontrolloni makinat tuaja – dimri po vjen dhe gjobat nuk falin!
The post Detyrim ligjor për pajisje dimërore fillon këto ditë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .