Dha dorëheqje nga AAK por në cilën parti do të shkoj Xhafer Gashi

Gashi do të themeloj Iniciativën Qytetare.

Sot, Iniciativa Qytetare për Obiliqin ka mbajtur takimin e Këshillit Inicues, nën prezencën e 49 antarëve nga të gjitha lokalitetet e Obiliqit.

I pranishëm në këtë këshill inicues ishte edhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili para të pranishmëve theksoj se “Iniciativa Qytetare për Obiliqin, do të jetë adresa e re e cila është e hapur për të gjithë qytetarët të Obiliqit, kuadro të rinjë profesionistësh të cilët do të kontribojnë në zhvillimin dhe ndërtimin e qytetit të Obiliqit”.

Shkrimi i plotë i kryetarit Gashi:

“Sot, mbajtëm takimin e Këshillit Inicues të Inicativës Qytetare për Obiliqin, nën prezencën e 49 antarëve nga të gjitha lokalitetet e Obiliqit, profesionistë të fushave të ndryshme, me vullnet dhe energji për të vazhduar me punë të mira për Obiliqin. Në këtë takim u zgjodhë edhe grupi punues për përpilimin e procedurave të mëtutjeshme të kësaj inicative që do të jetë funksional deri në Kuvendin e punës nga i cili do të dalin gjitha strukturat e Iniciativës Qytetare për Obiliqin.

Në fjalën time falënderova pjesëmarrësit që madhështuan këtë takim, ku nga sot me votën e tyre me unanimitet të plotë Iniciativa Qytetare për Obiliqin, do të jetë adresa e re e cila është e hapur për të gjithë qytetarët të Obiliqit, kuadro të rinjë profesionistësh të cilët do të kontribojnë në zhvillimin dhe ndërtimin e qytetit të Obiliqit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey