Dha dorëheqje, Venko Filipçe vazhdon aktivitetet si ministër: Covid-19 ka infektim të gjerë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u është rikthyer aktiviteteve ministrore. Sot ka mbajtur takim me drejtorët e Klinikave për situatën me Covid-19.

Ka njoftuar se ka mjaftueshëm shtretër të lirë për pacientë të hospitalizuar, por vlerëson se virusi për momentin ka infektim të gjerë. Nëse është nevoja, shtoi se do të veprohet me masa të reja.

“Në Qendra Covid në shtet ka mjaftueshëm shtretër për hospitalizim të pacientëve. Periudhën që vijon mund të rritet nevoja për hospitalizime, që kërkon qasje serioze dhe koordinim i cili menaxhohet me sukses. Kapacitete shtesë për mjekim të pacientëve me Covid ka dhe të njëjtat mund të vihen në shfrytëzim në çdo moment. Dërgesa e terapisë është në rrjedhë dhe nuk ka ndërprerje. Virusi për momentin ka infektim të gjerë. Në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm jemi edhe me epidemiologët. Mbetemi që të ndjekim situatën dhe nëse është e nevojshme të veprohet me masa të reja, atë do ta bëjmë”, shkroi Filipçe, transmeton TV21.

Filipçe ka ofruar dorëheqjen e tij në Qeveri për shkak të tragjedisë në Tetovë ku nga zjarri që shkrumboi Spitalin Modular humbën jetën 14 persona dhe u lënduan 12 pacientë./TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey