Dhurata Dora publikon bashkëpunimin me Maitre Gims

Këngëtarja Dhurata Dora e cila tashmë prej kohësh është një emër që ka debutuar edhe në tregun muzikor ndërkombëtar ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e saj të rradhës me artistin ndërkombëtar Maitre Gims.

Lajmi u bë i ditur që në vitin 2019, por për shkak të pandemisë bashkëpunimi nuk qe i mundur të realizohej dot.

Videoklipi i këngës e cila është tipike ritmike verore është realizuar disa javë më parë në ishujt Maldive.

Kënga titullohet “Only You”, duke konsideruar dhe tregun përtej kufijve të Shqipërisë. Vetëm në disa orë nga publikimi i saj klipi ka mbërritur mbi 1.5 milionë klikime.

Kujtojmë që artistët kanë bashkëpunuar edhe më herët në këngën me titull “Te Quiero” që u publikua në Dhjetor të vitit 2019. Maitre Gims njihet për hitet e shumta si “Est-qu tu m’aimes”, “J’me tire”, “Corazon”, etj.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey