Diaspora mund të regjistrohet deri më 30 shtator

Sipas asaj që u tha sot me shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, do të zgjatet edhe afati i regjistrimit të diasporës.

Me propozimin që u soll sot regjistrimi i popullsisë do të realizohet nga 5 deri në 30 shtator, ndërkaq diaspora, në vend se deri më 21 prill, do të mund të regjistrohet në ueb faqen census.stat.gov.mk deri më 30 shtator.

Për këto ndryshime të afateve, do të fillojë edhe përpilimi i ndryshimeve ligjore të cilat do të fillojnë sot.

Bëhet fjalë vetëm për shtyerje të regjistrimit të qytetarëve rezident, jo edhe atë të diasporës.

Përkundrazi, kjo formë mundëson periudhë shumë më të gjatë kohore për vazhdimin e regjistrimit të diasporës, nga muaji mars deri në muajin shtator.

Ndërsa sa i përket regjistrimit të qytetarëve rezident, në muajin shtator pretendohet të ketë imunizim më të madh të popullësisë dhe pasoja më të vogla për shëndetin publik, por njëkohësisht edhe pjesëmarrje të opozitës në proces dhe zhbllokim të Kuvendit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey