Digjen 3 makina në një garazh në Tiranë

Sharing is caring!

Tre makina në një garazh në zonën e Yzberishtit në Tiranë janë djegur mëngjesin e kësaj të marte.

Makinat kanë qenë të parkuar në garazhin që ndodhet në rrugën 3 Dashnorët në Tiranë, e ndërsa nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Tymi i makinave ka shkaktuar shumë panik tek banorët, e për shuarjen e flakëve janë angazhuar tre zjarrfikëse. Policia ka nisur hetimet, ku ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të djegies së tre makinave.

Sharing is caring!

Loading...
shares