Digjet baraka e NP “Rrugë dhe Rrugica”

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmë në barakën e Ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe Rrugica” në Shkup. Siç bëhet e ditur zjarri ka shpërthyer nga një automjet që është parkuar pranë objektit. Nga Brigada e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit për MIA konfirmuan se zjarri është shuar në tërësi.

Denoncimi për zjarrin ka qenë në orën 01.50, ndërsa është intervenuar me gjashtë automjete dhe 19 zjarrfikës.

Edhe pse zjarri është shuar ekipi i zjarrfikësve akoma ndodhet në terren si parandalim.

Informacione shtesë janë paralajmëruar për më vonë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey