Digjet makina e komandantit të burgut të Idrizovës (FOTO)

Mëngjesin e sotëm në parkingun përballë burgut në Idrizovë i është djegur vetura njërit prej komandantëve të burgut të Idrizovës në Shkup.

Lajmi është publikuar nga portali Avaz.mk, ndërsa më pas është përcjell edhe nga mediat e tjera, ku shihet edhe makina e djegur në pjesën e përparme, përcjell INA.

Sipas burimit të Avaz.mk, vetura ka qenë e parkuar në parkingun që ndodhet përballë burgut derisa komandanti ishte në punë. Rasti është raportuar në polici dhe ekipet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer ekspertizën.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey