Digjitalizimi në arsim, Kuvendi pranon nismën për referendum

Komisioni parlamentar i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive si dhe ai Juridiko Ligjvënës kanë pranuar nismën për referendum të dorëzuar nga iniciativa qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë”. Nga kjo nismë thonë se tashmë i mbetet kreut të Kuvendit të deklarohet për referendumin që më pas të hapet rruga për aktivitetet e ardhshme. Nga iniciativa “Libra dhe mësim patjetër të ketë” kërkojnë tërheqjen e propozim ligjit për tekstet shkollore që parasheh edhe digjitalizimin e librave.

”Komisionet vendosën dhe konfirmuan që nisma jonë është në rregull. Zyrtarisht do të presim deklaratën e kryetarit të Kuvendit që më tutje të vazhdojmë më aktivitetet e radhës, përkatësisht hapjen njësive zgjedhore për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve për fillimin e procedurës për referendum”, tha Dragana Spasevska, “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

Paraprakisht, në Komisionin e Sistemit Politik kishte debat mbi propozim ligjin. VMRO-ja pranon digjitalizimin por pa heqjen e librave tradicional. Ndërkohë, nga LSDM-ja thanë se ndryshimet në arsim janë të patjetërsueshme.

”Askush nuk është kundër asaj që çdo nxënës të marrë tablet ose të shikoj video ligjërata, në shkollë të mësoj më libra ndërsa në shtëpi të përsëris dhe të ketë video ligjërata në tablet ose laptop. Unë nuk jam kundër kësaj, por me çdo çmim jam kundër heqjes së librave dhe të njëjtat të mbeten në histori”, pohoi Lupço Prenxhov, deputet i VMRO-DPMNE.

”Kur bëhet fjalë nëse ka pasur debat ose jo, ne jemi dëshmitar që kishte debat publik për fushën e arsimit dhe kemi dëgjuar ekspertët, mësuesit dhe prindërit. Kështu që vlerësoj se propozim ligji është mëse i nevojshëm. Vitet e fundit, nxënësit tanë nuk po arrijnë rezultate të dëshiruara, edhe para pandemisë”, tha Latife Shikovska, deputete e LSDM-së.

Mes tjerash, grupi i prindërve kërkon që librat të mbeten në përdorim, për të gjitha klasat e arsimit fillor dhe të mesëm. Të mos bashkohen dy ose më shumë lëndë në një. Të argumentohet shkurtimi i fondit të orëve në lëndë të caktuara si dhe të krijohen kushte të duhura për fëmijët me nevoja të posaçme.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey