Diku është mbi 2 mijë euro, por ku rënditet Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova me pagën minimale?

Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.

Sipas një infografike të publikuar nga REL, paga minimale në Luksemburg është 2 mijë e 257 euro.

Pas Luksemburgut, me paga minimale më të larta renditen Holanda, Belgjika, Gjermania e Franca. Ndërsa Kosova është vendi me pagën më të ulët zyrtarisht tani 170 ndërsa pritet që me vendimin e fundit qeveritar të jetë 250 euro. Pas Kosovës, radhitet Shqipëria me pagën më të ulët që shkon 248 euro, ndërsa Maqedonia e Veriut radhitet në vendet me pagë të ulët që shkon rreth 300 euro.
Ndër vendet e tjera Bosnja Hercegovina është me 300 euro, Turqia me 328 euro, Bullgaria me 332, etj. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey