Dikur e kërkonte Liverpool e Milan, Rashica është kthyer në hijen e Werder Bremen, gazeta “Bild”: Ende nuk ka…

GJERMANI– Milot Rashica nuk po kalon një moment të mirë te skuadra e Werder Bremen. Pasi dëmtoi tendinën, lojtari u rikuperua dhe u rikthye në muajin janar, por futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës, gjë që ka shqetësuar jo pak drejtuesit e klubit. Realizimi i fundit i sulmuesit daton në 27 qershor të vitit 2020 në fitoren e ndaj Koln me shifrat 6-1. Gazeta “Bild” në artikull shkruan.

“Pas një sërë dëmtimesh, Rashica më në fund është kthyer, por goli ende mungon. Megjithatë, trajneri i klubi gjerman është shprehur se në fundjavë kundër Wolfsburg, lojtari do të realizojë.-“Ai shënon gol të shtunën, unë besoj te ai. Është një parandjenjë. Nuk mund të premtoj, por mendoj se do të jetë e shtuna” – u shpreh Kohfeldt.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey