Dikush i tradhëtuar tjetri tradhëtar, këto janë disa nga sekretet që u zbuluan në “BIG BROTHER VIP”

Ka më pak se një javë që ka filluar spektakli “Big Brother Vip” pjesë e të cilit u bënë shumë figura të njohura shqiptare.Ilir Shaqiri, Sheila Haxhiraj, Donald Veshaj, Semi Jaupaj, Paloma, Granit Cana, Kledi Hysa, Elhaid Cufi, Beniada Nishani, Ardit Çuni, Monika Lubonja, Fifi, Arjola Demiraj, Sabiani, janë banorët e kësaj shtëpie, shkruan GazetaBlic.

Ata janë duke jetuar në një shtëpi luksoze, ku për herë të parë moderatorja Arbana Osmani ka prezantuar shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Brenda shtëpisë më të madhe se 1000 metra katror, do të jetojnë për 100 ditë banorët VIP, të cilët do të vëzhgohen me 100 telekamera.Gjatë kësaj jave kanë ndodhur shumë të papritur, sëmundje, flirtime, dikush foli për tradhëtinë e dikush tjetër si kishte tradhëtuar.

Më poshtë do ju sjellim disa nga ngjarjet që kanë bërë ‘lëmsh’ rrjetin brenda kësaj kohe kaq të shkurt.Fifi është sëmurur nga disa probleme të vogla me stomakun.Të gjithë banorët e Big Brother Albania Vip i erdhën në ndihmë, veçanërisht aktorja Arjola Demiri që ishte në çdo moment afër saj.

Krahas kësaj, këngëtarja Fifi dhe modeli Granit Cana, janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Ata u bënë “çift” në bluarjen e kafes, për sfidën e javës, që ka bërë që ata të afrohen edhe më shumë, dhe të diskutojnë shumëçka.Mirëpo, Fifi ka zbuluar se me të kalon shumë mirë, dhe flet pa problem.Fifi dhe Graniti u ndanë nga grupi i banorëve të tjerë dhe shkuan në dhomën e gjumit, ku këngëtarja qëndroi te krevati i Granitit duke diskutuar për shumë ngjarje që kanë ndodhur në këto ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke treguar edhe një herë sesa të afërt janë me njëri-tjetrin.

Aktorja tropojane, Arjola Demiri, është rikthyer sërish historisë me tanimë ish-bashkëshortin e saj.tregoi se bashkëshorti e ka tradhtuar, dhe se këtë gjë nuk e kishte pasur problem.Gjithashtu Arjola Demiri zbuloi se për gjashtë vite e kishte falur për një gjë të tillë, ndërsa tradhtinë e kishte kuptuar nga zona ku jetonin.

Balerini i famshëm, Ilir Shaqiri, shokoi të gjithë banorët duke konfirmuar tradhëtinë që kishte bërë ndaj gruas së tij.“Ishte një histori që nisi si një lojë. Luajtëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thashë se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tregoi balerini.Më tej, ai tregoi se fatmirësisht pati mirëkuptimin e gruas dhe vajza e tyre nuk mori vesh asgjë, derisa martesa u stabilizua dhe ata arritën të shpëtonin marrëdhënien e tyre.

Dyshja që po marrin më së shumti vëmendje janë, Donaldi dhe Semi.Ty dy njihen edhe më herët shkaku Bora Zemani e cila ishte në lidhje dashurie me Donaldin dhe shoqe e ngushtë me Semin.Por Donaldi dhe Semi kanë treguar një afirmitet ndaj këtyre ditëve, kjo mjaftoi që të aludohet se mes tyre ka filluar një romancë.

Së fundmi, Donaldi ka shprehur dëshirën për të bërë një tatuazh në ambientet e shtëpisë.‘’Dua që të bëj një tattoo… Të shkruaj fjalën ‘Psikopat’ por në versionin shqiptar. Pra të shkruaj në fillim ‘Psiko’ dhe ngjitur të vizatohet shpendi i patës”, tha Donaldi.Kjo deklaratë u prit fillimisht me të qeshura nga Semi por pas disa minutash i tha Donaldit se dëshironte që një tatuazh të njëjtë ta bënte edhe ajo.Se çfarë po zihet mes tyre na mbetet të presim..

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey