Dimitrievski i sigurt se do të fitoj në zgjedhjet lokale

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sot gjatë një interviste për “Utrinski Brifing” ka potencur se ka ambicie për t’i shërbyer edhe më tej qytetarëve, kurse në zgjedhjet e ardhshme lokale është i sigurtë se do të fitojë pasi, siç thotë, qytetarët e Kumanovës e njohin punën të cilën e bën ai dhe ekipi i tij për komunën.

Dimitrievsi ka falënderuar qytetarët që janë shprehur pozitivish në anketën ku ai u rendit i treti në listën e kryetarëve më të suksesshëm të komunave. Sipas tij, ky është një motiv shtesë për të vazhduar me punë, vetëm për interes të qytetarëve.

“Planifikoj të fitoj në zgjedhjet lokale dhe jam shumë i sigurtë se do të fitoj, sepse njerëzit e kanë njohur punën timë. Dua ta marr rolin e një “hausmajtori” në qytet”, u shpreh ai.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey