Dimitrievski tregon se si do të jetë Lëvizja e tij politike multietnike, por duke respektuar dinjitetin e maqedonasit

Lidhur me shoqatën qytetare “Për Kumanovën tonë” dhe formimin e lëvizjes politike, kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski deklaroi se kjo lëvizje do të jetë multietnike, por ai me bindje është socialdemokrat i majtë, por i djathtë i qendrës kur janë në pyetje interesat kombëtare dhe shtetërore.

“Përcaktimi kryesor është që t’i kthehemi rrënjëve të ASNOM-it dhe atyre krusheviane të shtetit, sepse si popull kemi ikur shumë larg dhe të shkatërruar nga gabimet, populiste dhe politikat lakmitare të individëve. Maqedonasi është maqedonas dhe nuk mund të bëhet asgjë tjetër”, ka theksuar Dimitrievski, përcjell INA.

Sipas tij, lëvizja e re do të ndjekë shembullin e Kumanovës. “Kemi këshilltarë serbët dhe shqiptarët, sigurisht që kemi edhe romët në lëvizje. Do të jetë multietnike, por duhet të respektohet vlera dhe dinjiteti i maqedonasit, sepse për fat të keq jemi të kërcënuar nga aspekti kombëtar me këto politika të gabuara”, theksoi Dimitrievski. (INA)

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey