Dimitrov i dërgon porosi Bullgarisë: Askush nuk mund t’u vendosë veto reformave të brendshme!

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov ka prezantuar Programin nacional nacional për harmonizimin e së të drejtës së Bashkimit Evropian.

Këtë e ka bërë në publik, siç tha për dy arsye. E para – t’u falënderohet 800 nëpunësve shtetëror dhe rreth 150 institucioneve shtetërore për hartimin e tij, dhe e dyta – të dërgojë porosi politike deri te Sofja zyrtare.

“Arsyeja se pse vendosa ta prezantoj Programin nacional në publik, nëpërmjet konferencës për media është që shpreh respekt dhe falënderim për punën e këtyre 800 nëpunësve shtetëror dhe e dyta si porosi politike – të tregoj se mundet një shtet anëtar, Bullgaria të vendos veto për nisjen e negociatave qasëse për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, megjithatë askush nuk mund të vendos veto agjendës së brendshme reformuese. Evropianizimi duhet të vazhdojë”, tha Dimitrovi, transmeton TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey