Dimitrov prej nesër për vizitë në Gjermani, parashikohet takim me ministren e re për Evropë, Ana Lirman

Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov prej nesër do të qëndrojë për vizitë dyditëshe në Republikën Federale të Gjermanisë.

Sipas agjendës, janë parashikuar takime me përfaqësues të lartë të Qeverisë gjermane të spaoformuar, duke e përfshirë edhe ministren e re gjermane për Evropë – Ana Lirman, e cila në ditën e parë të ndërmarrjes së funksionit nga Mihael Rot, do të takohet me zëvendëskryeministrin Dimitrov.

Dimitrov, siç informon Sekretariati për Çështje Evropiane, do ta shfrytëzojë vizitën që prej ditëve të para nga mandati i Qeverisë së kancelarit Sholc, ta drejtojë vëmendjen kah dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe angazhimi i Gjermanisë në rajon.

Çështjen për eurointegrimin e rajonit, do ta ngrit edhe në konferencën vjetore të Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR), ngjarje e rëndësishme e kalendarit politik evropian që i bashkon bartësit më të lartë të vendimeve të kontinetit, intelektualë eminent, përfaqësues të shoqërisë joqeveritare dhe bashkësisë ting-tenk.

Zëvendëskryeministri Dimitrov në maj të këtij viti u bë anëtar zyrtar i ECFR-së, orgnaizatë udhëheqëse ndërkombëtare tink-tenk përkushtuar në politikën të jashtme evropiane dhe të sigurisë

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey