Dimitrov thyen shpatullën, menjëherë është transferuar në spital

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dje ka thyer shpatullën. Ai për këtë ka informuar përmes rrjeteve sociale, por duke mos dhënë detaje se çfarë i ndodhi.

“Falënderime të mëdha për kirurgët, anesteziologët, infermierët, mjekët ndihmës dhe i gjithë ekipi i mrekullueshëm dhe i përkushtuar i ortopedisë, urgjencës, traumës dhe ortodontisë që bënë që thyerja e shpatullës time të jetë vetëm një mësim i madh për të ardhmen. 48 vjet nuk janë njësoj sikur 20”, ka shkruar Dimitrov në Facebook.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey