Dimovski të premten do të “krihet” nga komisioni parlamentar

Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski nuk do të merr pjesë sot në mbledhjen e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe AI-së, i ftuar për të dhënë llogari mbi procedurën për shtetësinë e kontroversit ukrainas Oleksander Onishçenko. Kreu i trupit punues, Lupço Prenxhov tha për Alsat se është njoftuar nga kreu i ASK-së që të premten do të jetë i gatshëm të merr pjesë në mbledhje të komisionit dhe të përgjigjet para pyetjeve të deputetëve mbi procedurën dhe vlerësimet e ASK-së. Sot mbledhja do të hapet, do të konstatohet rendi i ditës dhe do të mbyllet për të vazhduar të premten.

Loading...