Disa momente që lanë shije jo të mirë nga Regjistrimi

Ridvan Ismaili

Disa momente që lanë shije jo të mirë nga Regjistrimi 2021:

1.Lojra me përqindje nga ana e disa individëve, mediave dhe politikajve, duke hedhur hi në sytë e shqiptarëve dhe duke mjegulluar realitetin me të cilin do të përballemi dekadën që na pret.

Numri zyrtar i popullsisë rezidente të shqiptarëve në RMV që ka nxjerr Enti i statistikës është 24.3%, ndërsa numri i diasporës shqiptare, e që mendoj që nuk është përfshirë as gjysma e saj, është 172.942 persona.
Pra, në 10 vitet e ardhshme të gjitha planifikimet zhvillimore, investimet, konkurset e ndryshme për punê do të bazohen në shifrën 24.3%.

2.Grafa e re “Persona për të cilët të dhënat janë marrë nga burimet administrative” (mëtutje BA) e shtuar te popullsia rezidente me plus 132.260 persona, e që nuk ishte e paraparë askund më herët.

Ishte e qartë në Metodologji se “Koha e Regjistrimit” të popullsisë, amvisërive dhe banesave, do fillonte me 5 shtator ora 8h dhe do mbaronte me 30 shtator ora 20h.

p.sh. si mund të arsyetohet numri prej 6226 banorët e regjistruar në komunën e Çairit te kjo grafë nga kjo bazë, nëse një numër i konsiderueshëm i tyre ndërkohë kanë mundur të kenë ndrruar vendbanimin/komunën (të jenë shpërngulur në komunën fqinje Butel), por të cilët akoma nuk kanë arritur t’i ndrrojnë të dhënat adresore në organet përkatëse.

Përveç kësaj, futja e kësaj grafe te popullsia rezidente ka ulur përqindjen e shqiptarëve prej 2-3%, si në nivel shtetëror, poashtu edhe në nivel lokal, sidomos te komunat ku shqiptarët nuk janë shumicë.

Po japim % e shqiptarëve ME dhe PA grafën “Persona për të cilët të dhënat janë marrë nga burimet administrative” (BA) në nivel vendi, për kryeqytetin dhe për komunën më të madhe në RMV:

Me grafën BA – Pa grafën BA (%)

RMV: 24.3% – 26.18%
Shkup: 22.8% – 24.9%
Kumanovë: 25.99%- 28.17%

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey