Disa pyetje për Alternativën nëse nuk e rrëzon BDI-në!

Ismail Sinani

– Si do të mund t’i shikoni në fytyrë aktivistët tuaj nëse ju lejoni që BDI edhe më tej të qëndrojë në pushtet e bashkë me ta edhe ju?
– Si do ta mbuloni turpin kur ju plotë gjashtë vjet u keni thënë se kjo parti është e keqja më e madhe e shqiptarëve?
– Si do të mund t’i shikoni në sy familjarët tuaj, të cilët hiq më tepër, para dy javësh i keni bindur se duhet t’ju votojnë juve duke u thënë se dëshironi BDI-në ta largoni nga skena politike?
– Si do të mund të arsyetoheni para atyre që për këto gjashtë vjet sa jeni ju në skenë politike i kanë përjetuar presionet më të rënda nga BDI vetëmse ju kanë mbështetur juve?
– Si do të mund t’i shikoni në fytyrë të rinjtë dhe të rejat që janë përjashtuar nga çdo konkurs vetëmse kanë qenë të afërt me ju?
– Si do ta arsyetoni krimin dhe vrasjet që janë bërë në kohë të BDI-së, e që përmes kësaj akuze ju i keni mbledhur vota?
– Si do t’ua shpjegoni shqiptarëve të Çairit që ju dhanë 10 mijë vota duke u thënë se BDI-ja është më e keqja e shqiptarëve?
– Si do ta mbuloni faktin se pikërisht në kohën e kësaj partie ndodhi turpërimi më i madh i motrave shqiptare në rastin “Monstra”?
– Si do ta shpjegoni faktin se pikërisht nën drejtimin e kësaj partie ndodhi tragjedia më e madhe në Spitalin e Tetovës?
– Si do ta shpjegoni faktin se pikërisht në kohën e udhëheqjes së BDI-së u dëbuan mbi 200 mijë të rinj nga vatrat e tyre?
– Si do t’i bindi njerëzit t’ju besojnë se ju jeni parti serioze pas këtij veprimi?
Pyetje të këtilla ka shumë… dhe lista mund të vazhdojë pa fund, por një gjë mos e harroni, ju prej gjashtë vitesh jeni thirrur në parime krejt tjera. Mosni! Mos bëni gabim që nuk do t’ju falet!
Prandaj, nesër para mbledhjes së Kuvendit të Qendror, të gjithë anëtarët le ta mendojnë se duhet të kenë fytyrë të dalin fillimisht para familjeve të tyre, e pastaj edhe para të tjerëve. Kaq!

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey