Dita botërore e Bletave/ Ministri Hoxha: Pa bletari s’ka bujqësi dhe ushqim!

Ministri i Bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave Arjanit Hoxha nëpërmjet një statusi në Facebook, ka kujtuar 20 majin ditën ndërkombëtare të bletave. Hoxha ka thënë se pa bletari nuk mund të ketë bujqësi, ushqim, njerëzim dhe s’ka diversitet pa bletari.

Ja statusi i plotë:
“Çdo 20 maj shënohet Dita Botërore e bletëve, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijen për rëndësinë e bletëve dhe polezinuesve tjerë që mbajnë njerëzit dhe planetin të shëndetshëm.
Këtë më së miri e dëshmon një thënie apo shprehje shumë të bukur: Nëse do një bujqësi të përparuar, bletaria është poezia e bujqësisë. Pra nuk mund të ketë bujqësi pa bletari, s’ka ushqim pa bletari, s’ka njerëzim pa bletari dhe s’ka diversitet pa bletari.
Bletaria është një degë që ka një kontribut të rëndësishëm në sektorin bujqësor dhe ruajtjen e mjedisit jetësor. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, është e angazhuar fuqimisht në zhvillimin e kësaj dege të rëndësishme bujqësore. Përmes programeve për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe IPARD Programës, krijojmë mbështetje institucionale për bletari, me të cilën drejtpërdrejt nxisim zgjerimin e familjeve të bletëve dhe kapacitetin e përgjithshëm në sektorin e bletarisë”, ka shkruar Ministri Hoxha.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey