Dita Botërore e Diabietit, 15 mijë pacientë trajtohen çdo vit në QKUK

15 mijë pacientë me diabet trajtohen çdo vit në Klinikë e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton Ekonomia Online. Kështu u tha nga Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Merita Emini-Sadiku, gjatë shënimit të Ditës Botërore të Diabetit.Emini-Sadiku, theksoi se diabeti mbetet një sëmundje kronike shumë e përhapur dhe se prek persona të

Nëntor 14, 2025 - 15:00
 0
Dita Botërore e Diabietit, 15 mijë pacientë trajtohen çdo vit në QKUK
Dita Botërore e Diabietit, 15 mijë pacientë trajtohen çdo vit në QKUK

Dita Botërore e Diabietit, 15 mijë pacientë trajtohen çdo vit në QKUK

15 mijë pacientë me diabet trajtohen çdo vit në Klinikë e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton Ekonomia Online.

Kështu u tha nga Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Merita Emini-Sadiku, gjatë shënimit të Ditës Botërore të Diabetit.Emini-Sadiku, theksoi se diabeti mbetet një sëmundje kronike shumë e përhapur dhe se prek persona të të gjitha moshave, duke filluar nga të porsalindurit e deri te të moshuarit.

Ajo ka treguar se Klinika e Endokrinologjisë ofron kujdestari 24-orëshe dhe gjatë vitit hospitalizon 800 deri në 900 pacientë. Ajo bëri të ditur se prevalenca e diabetit melitus në Kosovë është 7.9 për qind, ndërsa në baza vjetore trajtohen rreth 15 mijë pacientë, me një kapacitet prej 32 mijë shtretër.

“Diabeti është i shpërndarë gjithandej duke filluar nga të porsalindurit deri tek moshat e shtyra. Sëmundja e diabetit është një sëmundje kronike shumë e përhapur. Diabeti në botë po rritet për shkak të shtimit të obezitetit, për shkak të jetës së pashëndetshme dhe stresit. Ne në klinikën tonë funksionojmë në dy reparte: Reparti i Diabetologjisë dhe Reparti i Endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike. Në klinikë organizohen dhe mbahen kujdestaritë 24 orë përafërsisht hospitalizohen prej 800- 900 pacientë. Prevalenca e diabetit melit në Kosovë është 7.9%. Diku rreth 15 mijë pacient i kemi brenda vitit i kemi 32 mijë shtretër. Kemi numrin shumë të vogël të të vdekurve pavarësisht komplikimeve të mëdha. Ajo se çfarë është shqetësuese është problemet me sëmundjet kardiovaskulare. Mosha që më së shumti që vijnë janë prej moshës 16 vjeç të prekur me diabet. Sot na ka ardh një donacion për gleukometër”, tha ajo.

Ndërkohë tha se Repartit të Endokrinologjisë tha se sa i përket terapisë me insulinë, pacientët janë të furnizuar mjaftueshëm dhe nuk përballen me mungesa. Megjithatë, ai theksoi se sfidë mbetet furnizimi me disa barna.