Dita Botërore e Romëve, urojnë krerët e shtetit

Shëndet, fat dhe entuziazëm është urimi I krerëve të shtetit në ditën Botërore të Romëve në të cilën kanë shprehur bindjet dhe dëshirat për avancim të gjendjes së bashkësisë rome në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.mk.

Në letrën e tij, presidenti Stevo Pendarovski, duke ua uruar 8 Prillin – Ditën Botërore të Romëve, Pendarovski shpreh respekt ndaj kontributit të tyre në pasurimin e shoqërisë multietnike dhe multikulturore në vend.

“Urime 50 vjetorin nga Kongresi i parë i romëve në vitin 1971 në Londër, kur aktivistë nga Evropa e kanë konfirmuar flamurin, himnin, gjuhën, kulturën dhe identitein rom të më shumë se 12 milionë romëve në Evropë. Pesëdhjetë vite pas Kongresit të parë rom, kemi obligim të gjeneratës që të ndërtojmë shoqëri, ku do t’i vlerësojmë dallimet, do ta respektojmë dinjitetin dhe do të sigurojmë pjesëmarrje të barabartë të të gjithë qytetarëve në marrjen e vendimeve për çështje të rëndësishme thelbësore për shtetin tonë”, qëndron në urimin e presidentit.

Romët I ka uruar edhe ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai në profilin e tij në Fejsbuk të gjithë bashkëqytetarëve të përkatësisë etnike rome në vend u ka dërguar porosi të qartë se Republika e Maqedonisë së Veriut është atdheu ynë i përbashkët e cila bazohet në themele të respektimit të të drejtave të njeriut, bashkëjetesës dhe tolerancës, shoqërisë multikulturore dhe multietnike.

“Sa më shumë dashuri dhe mirëkuptim ushqejmë, aq më shumë tregojmë se e respektojmë amanetin e paraardhësve tanë dhe e ndërmarrin përgjegjësinë të zhvillojmë mbi themelet e vendosura për ne dhe brezat e ardhshëm. Përfundimisht, pasuria reale ose cilësia e një shoqërie në fakt janë të gjithë qytetarët e saj”, thuhet mes tjerash në urimin e Spasovskit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey