Dita e diel shpallet ditë jo pune

Me 62 vota “për” dhe asnjë “kundër”, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut miratuan ndryshimet ligjore në Ligjin për marrëdhëniet pune, me të cilat dita e diel bëhet ditë pushimi (jo pune).

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jagoda Shahpaska, ka thënë se Qeveria e ka përmbushur premtimin që ua dha punëtorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shahpaska tha se që nga 1 janari 2022, dita e diel do të jetë ditë jo pune për 92 përqind të punëtorëve.

Ajo gjithashtu tha se kjo zgjidhje ligjore mundëson vendosjen e baraspeshës në mes jetës profesionale dhe private të punëtorit, si parakusht për motivimin e tyre dhe efikasitet më të madh në vendin e punës.

Ajo shtoi se të punësuarit në qendrat tregtare, të cilët do të punojnë të dielën, do të marrin dyfishin e pagës ditore, gjegjësisht rritje ditore për 100%. Gjithashtu, 2% e fitimit të realizuar në qendrat tregtare një vit më parë për funksionimin e të dielave dhe festave do të dedikohet për ndërtimin e kopshteve të reja.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey