Dita e katërt, asnjë gjurmë për Erdanin e zhdukur në ujërat e Vardarit

Sot është dita e katërt e kërkimeve të 22 vjeçarit nga Kumanova, Erdan Ramadani, i cili më 27 shtator pësoi një aksident kur makina e tij ra në ujërat e lumit Vardar në afërsi të Zhelinës në autostradën Tetovë – Shkup.

Specialistë, zhytës, zjarrfikës dje kanë vijuar kërkimet për gjetjen e Erdanit. Në vendin e aksidentit kanë qëndruar edhe familjarët me shpresë se do të gjendet djali i tyre, që kishte shkuar në Tetovë për të paguar semestrin e fundit në fakultetin ku po studjonte.

Ekipet e shpëtimit kanë theksuar se kërkimet po vijojnë në mënyrë intensive përgjatë përroit, por edhe në ujërat e lumit, por se bëhet fjalë për një terren të vështirë dhe të paeksploruar, përcjell INA.

“Vardari bart shumë ujë dhe është i vështirë kërkimi. Po kthehemi sërish sepse ka vërtet shumë ujë dhe duhet kontrolluar pak nga pak i gjithë terreni. Dihet që uji është shumë i fortë dhe ka mundësi që trupi të ketë ngecur diku thellë dhe do të duhet shumë kohë derisa ta gjejmë”, thotë Avni Ameti, komandan..

Sot është dita e katërt e kërkimeve të 22 vjeçarit nga Kumanova, Erdan Ramadani, i cili më 27 shtator pësoi një aksident kur makina e tij ra në ujërat e lumit Vardar në afërsi të Zhelinës në autostradën Tetovë – Shkup.

Specialistë, zhytës, zjarrfikës dje kanë vijuar kërkimet për gjetjen e Erdanit. Në vendin e aksidentit kanë qëndruar edhe familjarët me shpresë se do të gjendet djali i tyre, që kishte shkuar në Tetovë për të paguar semestrin e fundit në fakultetin ku po studjonte.

Ekipet e shpëtimit kanë theksuar se kërkimet po vijojnë në mënyrë intensive përgjatë përroit, por edhe në ujërat e lumit, por se bëhet fjalë për një terren të vështirë dhe të paeksploruar, përcjell INA.

“Vardari bart shumë ujë dhe është i vështirë kërkimi. Po kthehemi sërish sepse ka vërtet shumë ujë dhe duhet kontrolluar pak nga pak i gjithë terreni. Dihet që uji është shumë i fortë dhe ka mundësi që trupi të ketë ngecur diku thellë dhe do të duhet shumë kohë derisa ta gjejmë”, thotë Avni Ameti, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Tetovë.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se kanë kërkuar uljen e nivelit të ujit të lumit Vardar, për të lehtësuar kërkimin.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka qenë në terren që nga dita e aksidentit. Kemi 4 skuadra, e para në anën e majtë të Vardarit, e dyta në anën e djathtë, e treta te ura në Siriçino, e katërta në Zelenikovë, sepse supozojmë se uji mund ta tërheqë atje, në raport me shpejtësinë. Kemi kërkuar që të zvogëlohet uji nga Ujësjellësi, por kjo nuk është kompetencë e jona, ata ndërkohë kanë thënë se do ta zvogëlojnë”, njofton Arif Arifi nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Më 27 shtator, 22-vjeçari nga Kumanova në rrethana ende të panjohura humbi drejtimin me makinën “Golf” nga autostrada Tetovë – Shkup, duke rënë në ujërat e Vardarit në afërsi të Zhelinës. Herën e fundit që kishte dëgjuar nga babai i tij ishte rreth orës 8:30 të mëngjesit. (INA)

Loading...