Dita e tretë e dëshmisë së Hillit në Hagë, trupi gjykues e pyet se kush ishte përgjegjës në UÇK
Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill, për të tretën ditë me radhë vazhdon dëshminë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë. Trupi gjykues pyetin Christopher Hillin se kush ishte përgjegjës në UÇK. Ai tha se ky ishte problemi, pasi amerikanët nuk gjenin një pikë kontakti të konfirmuar për të


Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill, për të tretën ditë me radhë vazhdon dëshminë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.
Trupi gjykues pyetin Christopher Hillin se kush ishte përgjegjës në UÇK. Ai tha se ky ishte problemi, pasi amerikanët nuk gjenin një pikë kontakti të konfirmuar për të cilin mund të komunikonin për të ardhmen.
“Adem Demaçi fliste për rolin e tij në UÇK, por askush nuk na e konfirmoi këtë”, tha Hill.
“Problemi ynë ishte që nuk kishim një pikë kontakti me të cilin mund të komunikonim për të ardhmen. Pavarësia e Kosovës ishte më shumë slogan. Të gjithë thoshin ky ishte qëllimi”, shtoi ai.
Hill kishte qenë i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë./REL/
