Dita e tretë e vitit të ri shkollor është zhvilluar pa probleme, Carovska: Të respektohen protokollet

Në ditën e tretë të vitit të ri shkollor procesi mësimor me prani fizike po rrjedh pa pengesa. Ministria e Arsimit njoftoi se dje janë regjistruar 14 nxënës pozitiv me Kovid19 në shkolla të ndryshme të vendit e për të cilët shërbimet epidemiologjike dhe Inspektorati shëndetësor është duke analizuar situatën për veprimet e mëtejme. Ministrja e Arsimit potencoi se asnjëri nga rastet pozitivë nuk është infektuar në shkollë por se nxënësit kanë qenë pozitiv para fillimit të procesit mësimor.

Shërbimet epidemiologjike, Inspektorati Shëndetësor janë në terren dhe po veprojnë në bazë të protokolleve. Por në përqindje numri i të infektuarve është vetëm se 0,01% nga numrit i përgjithshëm të nxënësve në shtet. Me prani fizike, për momentin mësimin e ndjekin më shumë se 233.000 nxënës në shtet. Shpresoj që kjo përqindje të mbetet e njëjte. Nuk kemi nxënës të infektuar në shkolla, potencoj, ende nuk ekziston transmision i brendshëm në shkolla – deklaroi Mila Carovksa, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Carovska tha se shpalosja e emrave të shkollave apo nxënësve të infektuar nuk do të shkonte në favor të askujt.

Se për cilën shkollë, për cilët fëmijë apo për cilët mësimdhënës bëhet fjalë se janë pozitiv, informacione kanë kompetentët të cilët duhet t’i kenë. Tregimi me gisht i shkollës apo nxënësit të caktuar nuk do sjellë dobi për askënd por me rëndësi është se të gjithë shërbimet shëndetësore janë vënë në dispozicion – tha Mila Carovksa, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria e Arsimit njoftoi se përqindje e njëjtë, gjegjësisht 0,01% është edhe numri i kuadrit mësimor të cilët janë pozitivë ndaj Kovid. Ministria e Arsimit ka bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse dhe protokolleve me qëllim të mbarëvajtjes së mësimit me prani fizike./Alsat

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey