Ditë zie në familjen Higuain, Gonzalo humbet njeriun më të afërt

Shuhet Nancy Zacarias, nëna e Gonzalo dhe Federico Higuain, dy futbollistëve argjentinas që luajnë në MLS. Nancy prej vitit 2016 ishte operuar për shkak të sëmundjes së kancerit dhe kohët e fundit nuk kanë qenë të lehta për të.

Luftoi shumë, por në fund nuk ia doli dot dhe në familjen Higuain ka zi. Nancy ishte e lidhur ngushtë me sportin, pasi edhe partneri i saj, Jorge Higuain, ka luajtur në të shkuarën si mbrojtës për klube si Boca Juniors dhe River Plate.

Gonzalo marsin e shkuar u largua nga Juventusi drejt Argjentinës për t’i qëndruar pranë nënës së tij, që nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Sulmuesi madje ishte gati edhe ta linte futbollin dhe këtë e ka pranuar edhe vetë.

“Isha gati ta lija futbollin, por nëna ime më tha jo dhe se duhet të vazhdoja. Nëse do varej nga unë, do të hiqja dorë. E dua futbollin, por më shumë dua nënën time. Ma tha që nuk do të më lejonte ta lija futbollin për të”, tregonte Higuain në një intervistë të dhënë për “Marca”. /abcnews.al

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey