Djali i vëllait të Hashim Thaçit punësohet në RTK

Punësimet.

Leotrim Thaçi, djali i Gani Thaçit, vëllait të ish-presidentit, Hashim Thaçi, është punësuar në Radio Televizionin e Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Leotrim Thaçi është angazhuar me kontratë mbi vepër si menaxher i Njësisë për të Drejtat Autoriale në RTK.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha në një postim të bërë në Facebook ka thënë se Leotrim Thaçi, djali i Gani Thaçit, është angazhuar me kontratë mbi vepër në RTK në muajin janar të vitit 2021

Gjatë ditës u raportua, se jo vetëm Leotrim Thaçi, por edhe dy familjarë tjerë të ish-presidentit Thaçi, janë punësuar në Radio Televizionin e Kosovës.

Në RTK është e punësuar edhe Festina Cakolli, gruaja e Leotrim Thaçit, pra reja e Gani Thaçit. Ajo është punësuar në Departamentin e Marketingut. Ndërsa, vëllai i Festinës, Arbër Cakolli është punësuar si kameraman.

Radio Televizioni i Kosovës, financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës.Në këtë medium, ka pasur akuza për punësime familjare përgjatë viteve.Mirëpo, ende nuk është bërë publike numri i saktë i punëtorëve që punojnë në këtë medium.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey