Djegia nga dielli, këto janë këshillat nga mjekët

Nëse nuk mbrohesh siç duhet në këto temperatura të larta, rrezikon djegien e lëkurës. Ditët e para në plazh duhet treguar kujdesi maksimal.

“Ndjekim këshillat, që ditën e parë në plazh ekspozohesh 5 minuta në diell, gjysmë orë ditën e dytë, dy orë ditën e tretë e më pas qëndron me intervale më të gjata. Në qëndrojmë deri në 10 në plazh. Po, sigurisht përdorim kosin, lëkurën e kastravecit, kur digjemi.

Nuk përdor kremra, se kam merak për efektet anësore. Unë nuk e përdor kosin, se tërheq dhe than lëkurën”, janë shprehur disa qytetarë.

“Deri më sot nuk kemi parë ndonjë efekt të dëmshëm të mjekimeve popullore si kosi, kastraveci e domatja. Ne i rekomandojmë në momentin që dikush nuk ka mundësi të ketë një krem të përshtatshëm, për freskimin e lëkurës nga djegia”, ka thënë mjekja pediatre, Besjana Hoxha.

Ekspozimi i drekës është shkaku numër 1 i djegieve të lëkurës.

“Në orët e drekës fëmijët duhet të jenë në shtëpi po dhomë, jo në plazh, as në shezllon siç dëgjojmë prindër që pretendojnë se fëmijët nuk i kap dielli në shezllon. Çdo dy orë të lyhen me krem faktor të lartë mbrojtjeje, deri në 50. Kemi patur rastin e një familje me tre fëmijë, të tre me djegie të shkallës së dytë, pasi kishin gjithë ditën në diell, të pambrojtur nga kremi”, ka shtuar mjekja Hoxha.

The post Djegia nga dielli, këto janë këshillat nga mjekët appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 25, 2019 3:16 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147004
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit