Djokovic nuk largohet nga Australia, vendimi final do të jepet të hënën

Shpresat që Novak Djokovic për të mbrojtur titullin e tij në Australian Open nuk janë shuar tërësisht, pasi apeli i tij kundër dëbimit nga Australia u shty për të hënën.

Forcat kufitare të Australisë më herët konfirmuan se aplikimi për vizë i Djokovic ishte anuluar.

Tenisti kishte udhëtuar në Australi pasi kishte njoftuar se kishte marrë një përjashtim nga rregullat e vaksinimit COVID-19 për të konkurruar në turne.

Kjo, megjithatë, nuk ishte e mjaftueshme për zyrtarët e kufirit në lidhje me hyrjen në një vend që ka kërkesa strike për hyrje. Djokovic u mbajt për disa orë në aeroport pasi fluturoi për në Melburn përpara se të kthehej në fund.

Avokatët e tij apeluan kundër vendimit, dhe vendimi final do të vijë të hënën në orën 10 të mëngjesit.

Në një deklaratë thuhej: “Forca Kufitare Australiane do të vazhdojnë të sigurojnë që ata që mbëriijnë në kufirin tonë të respektojnë ligjet tona dhe kërkesat e hyrjes”./Arbresh.info

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey