DO FITOJNË RAMA DHE BASHA EDHE AGJENDA (dotë humb populli)

Nga Argjir BEQIRI

Ethet elektorale kane arritur kulminacionin ketyre diteve ‘thonë mediat’, me të drejtë e kanë mediat ngase mos ishte fushatë elektorale duhej të shpikej agjendë tjetër që do të fuste ethe e ne ’’do e mernim vesh” po nga mediat se ethet na qenkan në kulminacion. Rrëmujë se fundmi u zhvillua me përfundimin e fushatës elektorale në Shqipëri, oferta pa fund për jetë më të mirë, por edhe akuza të rënda ndërrmjet aktorëve politik në masë të madhe edhe ad’hominem, që nuk len shije të mirë dhe nuk përmbush standardet e asaj që pretendojnë demokracitë bashkëkohore.

Zgjedhjet e sivjetme i paraprijnë një kaosi politik, si mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhjet e fundit lokale, djegia e mandateve të deputetëve opozitar, por edhe (mos)kohabitacion mes presidencës dhe qeverisë. Që nga instalimi i demokracisë dhe pluralizmit politik, aderimi I Shqiperise në organizatat ndërkombetare, vendi u përfshi në kriza të ndryshme sociale dhe politike. Ciklet zgjedhore ne raportet e OSBE/ODIHR karakterizoheshin si jo transparente dhe jo të qeta dhe me vërejtje të shumëta. Në vazhdën e kësaj retorike, tetë vitet e qeverisjes së Partisë Socialiste, pa asnjë dyshim se ajo frymë në jetën politike jeton Akoma. Si duket do të jetojë edhe gjate kohë, ku në vete ngërthen mentalitetin e qeverisjes me dorë te hekurt, pasojshëm kjo do kisha thënë nga traumat e komunizmit si ideologji por edhe si metodë e qeverisjes me vendin.

Aplikimi i trajtës aktuale të sundimit, pra demokracisë i imponohet sistemi shumëpartiak mirëpo në rastin e Shqiperise dhe Kodit zgjedhor me barierat e imponuara për pjesëmarrje në procesin zgjedhor të partive të vogla hap shume dilemma. A mund te quhet i tërë procesi si proces demokratik? Ngase, qytetari qartazi nuk njoftohet me të gjitha ofertat e ofruara në procesin zgjedhor. Favorizimi I forcave të mëdha politike nga ana e mediave privon qytetarët nga e drejta për të zgjedhur. Nga, këto vite pluralizëm në Shqipëri nuk kemi ndëgjuar që në ndonjë cikël zgjedhor të garojë ndonjë parti që është anti-NATO, apo anti-BE-së, këtë e marrë si shembull ngase dukshëm vërehet mos artikulim të ideve në opinionin publik. I gjithe fokusi është tek dy partitë e mëdha të cilat, sa i përket politikës së jashtme ndajnë të njëjtën linje, janë pro integrimeve Euro-atlantike, dhe anëtarsim në organizatat që aktualisht operojnë në politikën ndërkombetare, e që Shqiperia por edhe vendet e vogla të rajonit janë duke paguar kosto të lartë nga një agjendë e këtillë, ngase kapacitetet ekonomike nuk janë në nivelin e duhur për t`ju bërë ballë apo për të qenë partner i barabartë marrim shembull me anëtarët tjera, të qenurit domosdoshmërisht anëtar i organizmave të ndryshëm ndërkombëtar nuk të përmirëson jetën e qytetareve, ngase fuqia sic e ceka ekonomike por pa asnjë diskutim edhe ajo politikë dhe diplomatike luan rol kyc në pozicionin e shtetit në funksionimin e këtyre qarqeve,. Këto kontrata apo përshtatje e regullativave ligjore detyrojnë shtetin për përshtatje të klimës për hyrje të kapitalit të huaj në vend apo i njohur ndryshe si sistemi korporativo-bankar ku nëpërmjet kapitalit të tyre këta faktorë krijojnë bazë të fortë në vend dhe pushtet në hije.

Në vij me këtë fakt që imponon kjo frymë integruese do doja të ceki se Shqiperia njihet si vend tradicional me tolerancë të lartë ndërfetare, por edhe vlera të larta në ruajtjen e nderit, moralit dhe familjes. Nuk ndëgjuam nga asnjë aktor politik i shtyrë nga mediat që të kundërshtoje paradat e ndryshme në sheshet e Tiranës, bile u përkrah drejtpërdrejte apo tërthorazi nga disa parti politike, që e konsideroj nje katatastrofë të madhe për rendin shoqëror në Shqipëri. Ikja masive e të rinjëve viteve të fundit nga mospasja e perspektivës në atdhe, tregon qartë se sistemi aktual i organizimt politik nuk funksionon sic duhet dhe se pasojat jane fatale për popullin dhe vatanin me shpopullim suptil të trojeve shqiptare, krejt kjo per moton e famshme të Euro-integrimeve! Është koha që ne si shqiptar e në vecanti shqiptarët e Shqipërisë të reflektojnë dhe të rishqyrtojnë politikat e tyre publike, me organizime dhe forume të ndryshme, të hapin shtigje të reja të veprimit shoqëroro-politik, shkolla, akademi, dhe parti politike, te frymojë cështja e afirmimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar, që është në rrezik e sipër.

Jam i mendimit se me diskursin aktual politik, nuk ka politikan dhe parti politke që humb, të gjithë fitojnë, humb populli, ky popull i gjorë dhe i nënshtuar deri në skajshmëri nga satrapët dhe injorantët e pafe. Është koha që përfundimisht të paktën të parandalojmë shfarosjen deri në vetorganizimin popullor që përmenda. Sot për sot parandalimi mund të ndodh vetëm me dalje në zgjedhje dhe votim masiv kundër qeverisë aktuale dhe politikave të saja tejet destruktive, është koha për politika të reja dhe koncept të ri të politikbërjes. Është koha e fundit që Rama të ik!!!

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey