“Do sulmojmë bazat ushtarake”, Irani paralajmëron SHBA-të: Do marrim hak

Këshilltari ushtarak i Udhëheqësit Suprem të Iranit tha të dielën se reagimi i vendit të tij ndaj vrasjes nga Shtetet e Bashkuara të një prej komandantëvemë të rëndësishëm të tij me siguri do të jetë një përgjigje ushtarake “kundër bazave ushtarake”.

Në një intervistë ekskluzive me CNN në Teheran, Hossein Dehghan, këshilltari ushtarak i Udhëheqësit Suprem Ayatollah Khamenei, tha: “Përgjigja me siguri do të jetë ushtarake kundër bazave ushtarake”.

Dehghan, një ish-ministër i mbrojtjes, është këshilltari kryesor ushtarak i Ajatollah Ali Khamenei dhe është shumë afër Liderit Suprem.

“Më lejoni t’ju them një gjë: Udhëheqja jonë zyrtarisht ka njoftuar se ne kurrë nuk kemi kërkuar luftë dhe nuk do të kërkojmë luftë,” tha Dehghan.

“Ishte Amerika që e ka filluar luftën. Prandaj, ata duhet të pranojnë reagime të duhura për veprimet e tyre. E vetmja gjë që mund të përfundojë këtë periudhë lufte është që amerikanët të marrin një goditje që është e barabartë me goditjen që ata kanë shkaktuar. Pas kësaj ata nuk duhet të kërkojnë një cikël të ri “.

SHBA ka një listë prej 52 objektivave iraniane, tha Trump.

Numri 52 përfaqëson 52 amerikanët e marrë peng nga Ambasada amerikane në Iran në vitin 1979.Dehghan i përshkroi tweet-et si “qesharake dhe absurde”.

“Trump nuk e njeh ligjin ndërkombëtar. Ai nuk i njeh rezolutat e Kombeve të Bashkuara. Në thelb ai është një gangster i vërtetë dhe një lojtar i fatit. Ai nuk është politikan, nuk ka stabilitet mendor,” tha Dehghan.

Duke iu referuar rezolutës 2347 të Kombeve të Bashkuara e cila dënon shkatërrimin e paligjshëm të trashëgimisë kulturore, Dehghan tha se “nëse Trump dëshiron të imponojë sundim, logjikë dhe racionalitet mbi vendimin e tij ai duhet të pranojë që është një kriminel lufte dhe duhet të gjykohet në gjykata. ”

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey