Do të kalojnë në ngrohje me gaz natyror kazermat në Kumanovë dhe Petrovec

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska sot në deklaratë për mediumet do të informojë për ndërrimin e energjensit të shfrytëzuar për ngrohje të kazermave “Strasho Pinxhur” në Petrovec dhe “Boro Menkov” në Kumanovë nga mazuti dhe nafta në gaz natyror, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes (MM).

Me ndryshimin e mënyrës së ngrohjes, potencojnë nga MM, është ndikuar në ruajtjen e mjedisit jetësor duke e marrë parasysh se gazi natyror është energjens më ekologjik.

Ndërsa njëkohësisht zvogëlohen mjetet e nevojshme për ngrohje të objekteve në kazermë.

Deklaratës së Sheqerinskës do t’i paraprihet takim me personat përgjegjës në Ministrinë dhe me përfaqësuesit e kompanive të cilët janë zgjedhur në furnizim publik për realizimin e ndryshimit të mënyrës së ngrohjes të këtyre kazermave.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey