“Do të lëndoj aty ku të dhemb më shumë”/ Zbulohen detaje rrëqethëse nga vrasja e çiftit shqiptar në Australi

Një ngjarje e rëndë tronditi Melbourne në Australi, ku një çift shqiptarësh u qëlluan për vdekje me armë zjarri.

Sipas raportimeve në mediat australiane, i akuzuar për këtë krim në familje është 55-vjeçari Osman Shaptafaj, i cili dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 25-vjeçare, Lindita Musai dhe bashkëshortin e saj 29-vjeçar, Veton Musai.

“Daily Mail Australia”, referuar dëshmisë së një të afërmi tha se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë marrëdhënia e vështirë që Osmani kishte me të bijën dhe mos pranimi që ajo të fillonte një jetë të re.

Ndërkohë ky lajm u përgënjeshtrua nga një i afërm i Vetonit, i cili përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë e “JOQ Albania” u shpreh se Lindita kishte 15 vjet që nuk jetonte me babanë e saj, por me nënën dhe vëllain.

Ai tha:Përshëndetje! Këto ishin dy engjëj që u vranë nga një skizofren, kushëriri im me të shoqen. Unë jam një i afërm i Vetonit dhe dua të sqaroj për të gjithë se Lindita nuk jetonte me babanë prej 15 vitesh. Ajo jetonte me mamanë dhe vëllain e saj para martesës. Vetoni është nga Struga, kurse Lindita nga Ulqini”.

Lidhur me ngjarjen tragjike, ka reaguar edhe një mike e çiftit, e cila ka dërguar një mesazh në redaksinë e ‘JOQ Albania’, ku rrëfen se si e njihte Linditën dhe Vetonin.

Ashtu si kushëriri i Vetonit, mikja e viktimave tregon se Lindita është rritur pa babanë, pasi prindërit e saj janë divorcuar shumë vite më parë.

Më tej, ajo thotë se ai kurrë nuk u kujtua për fëmijët më parë, por kohët e fundit kishte kërcënuar nënën e Linditës se do ta lëndonte aty ku i dhembte më shumë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey