Do të shiten 50.000 hektarë tokë bujqësore

Fermerët ngritën zërin e tyre. Ata nuk do të lejojnë që toka bujqësore shtetërore tu ndahet, siç thonë ata te të pasurit dhe oligarkët, që u pasuruan përmes privatizimit kriminal të ndërmarrjeve shtetërore në vitet 1990. Në takimin me Ministrin e Bujqësisë Arianit Hoxha, fermerët i thanë se shndërrimi i tokës nga bujqësore në ndërtimore, pas 10 vjet përdorim është minimal dhe skandaloz. Sipas tyre, afati duhet të jetë së paku 30 vjet.

“Në këtë mënyrë, toka bujqësore do të bjerë në duart e grabitqarëve.” “Kostot e fermerëve po rriten, ata nuk kanë mundësi të blejnë këtë tokë financiarisht”- deklaroi Jordan Trajkov -Iniciativa Fronti Qytetar.

Fermerët besojnë se me propozim ligjet do të mbështeten vetëm kompanitë e mëdha bujqësore, por jo fermerët individualë, respektivisht shumica e qytetarëve të angazhuar në bujqësi në vend. Sipas propozimit fillestar, më pak se 10 hektarë tokë nuk mund të blihet.

“Ne mendojmë se duhet të vendoset një normë, nëse do të jetë një e gjysmë, dy ose tre hektarë, për t’u përfshirë në ligj, ose të dimë paraprakisht se sa tokë do të jetë në gjendje të blejë çdo fermer.”- pohoi Hristijan Baleski -Shoqata e Fermerëve.

Ministri Hoxha beson se kjo mënyrë e shitjes së tokës bujqësore në pronësi të shtetit do të jetë reforma më e madhe në sektorin e bujqësisë në vend deri më tani.

“Me ligjin ekzistues, komuna mund të kërkojë që nesër ta ndryshojë tokën, dhe ne si ministri nuk kemi fuqi ta parandalojmë atë. Kjo është arsyeja pse ne e themi këtë në mënyrën më të hapur dhe transparente, edhe pas vitit të 10-të, konsideroni se ai ka investuar për 10 vjet, ai i është përmbajtur planit të biznesit “- deklaroi Arianit Hoxha -Ministër i Bujqësisë.

Sipas propozim-ligjit, qeveria do të shesë pesëdhjetë mijë hektarë tokë bujqësore në pronësi të shtetit. Parcelat do të shiten me Thirrje publike, dhe në ankand çmimi fillestar do të lëvizë nga 20 deri në 60 denarë, në varësi të klasës së tokës.Me përjashtim të koncesionerëve që tashmë përdorin tokë shtetërore me qira, të gjithë personat juridikë dhe fizikë do të mund ta blejnë atë. Kjo nuk vlen për të huajt dhe kompanitë me mbi 50% të kapitalit të huaj./Alsat

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey