Don Xhoni nuk e ndalë luksin, pozon pranë Kullës Eiffel me makinë super të shtrenjtë

Don Xhoni është njëri nga artistët që bëri bujë të madhe në kohën e pandemisë. Por, duke mos u mjaftuar me aq, i njëjti vazhdoi me projekte të reja duke rritur kështu edhe numrin e fansave.

Për një kohë shumë të shkurtër këngët e tij u shndërruan në hite, ndërsa jeta e tij private është në fokus gjatë gjithë kohës.

Reperi nga Drenica, njihet për jetën e tij luksoze ndërsa këto ditë ai vendosi t’i kalojë në Paris.

Nga atje, këngëtari ka publikuar edhe fotografi në rrjetin social “Instagram”.

Kujtojmë se reperi para pak ditësh konfirmoi ndarjen nga modelja ruse Ariana Lirey, përmes një postimi në rrjete sociale.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey