Don Xhoni paralajmëron projektin e ri muzikor

Rep-artisti i njohur, Don Xhoni, tashmë është bërë mjaft i popullarizuar.

Ai së fundmi ka rezultuar mjaft i pëlqyer përmes projekteve të shumta, që i ka sjell për të gjithë fansat e tij.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka të gatshme një këngë.

Krijuesi i hitit “Maffia” fillimisht ka ndarë sekuenca nga prodhimtaria muzikore, e më pas tregoi se do të lansojë edhe klip.

“Nuk kam fjalë, kaq shumë dashuri, ju faleminderit. Një surprizë e keni në klip vetëm për gjithë këtë dashuri”, ka shkruar ai.

Don nuk zbuloi ndonjë datë të publikimit, por që në platforma digjitale do të jetë shumë shpejt.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey