Don Xhoni publikon datën e lansimit të këngës “Deri kur”

Reperi i njohur shqiptar po sjell projektin e ri muzikor.

Don Xhoni është emër i ri në tregun e muzikës shqiptare, i cili tashmë ka arritur të mbledhë një numër të lartë të mbështetësve dhe adhuruesve të muzikës së tij, shkruan lajmi.net.

Ndonëse reperi është i ri në skenën muzikore, ai po pëlqehet shumë nga publiku për ‘freestyle-t’ e tij mjaft eksplicite.

Ai sot ka publikuar pamje nga klipi i ri muzikor, i cili vjen së shpejti në ekranet tona, prej ku u shfaq nga një pamje mjaft e bukur.

Ai u shpreh se tashmë xhirimet e klipit muzikor kanë përfunduar, ndërsa datën e lansimit të “Deri kur”, e zbuloi përmes mbishkrimit të fotografisë.

Don Xhoni tha se kënga dhe klipi muzikor po vijnë me datën 8 korrik në orën 18:00.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey