Donaldi e la dhe ia “nxiu” jetën, Bora reagon me një postim prekës

Bora Zemani, ishte njëra nga personazhet më të përdoruar në vitin që lamë pas.

Padyshim që emri i saj është ndër më të komentuarit në rrjet. Bëhet fjalë për moderatoren e njohur Bora Zemani.

Kjo e fundit prej kohësh, për shkak të lidhjes së saj me aktorin Donald Veshaj, dhe hyrjes së tij në Big Brother dhe kthesën se si mori romanca e tyre, duket se Bora i ka mbyllur disa gjëra të së shkuarës, duke i lënë te viti që sapo lamë pas.

Ajo shkruan se disa ditë ishin të shëmtuara, por nga ky vit që lamë pas ka mësuar shumë dhe është rritur shumë, ndërsa shtoi se humbi disa gjera dhe fitoi të tjera.

“Iku edhe një vit i gjate… Ne 365 dite disa gjera i humba, disa i fitova. Disa dite ishin te shëmtuara disa te tjera shume te bukura. Por ishte një vit nga i cili kam mësuar dhe jam rritur shume! Një tjetër vit qe me provoi se pranë vetes kam shume dashuri. Një vit qe me shpërbleu për shume sakrifica qe kam bere ne punën time. Një vit intensiv, një vit me emocione te forta por mbi te gjitha nje vit qe me beri te vërtetoj edhe një here se te qenit mirënjohës për gjithçka ke, te bën te jetosh i lumtur! Vit te mbare për te gjithë ju! Gezuaaaar! ?” shkruan moderatorja.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey